“Ku*vëria e sistemit nuk njeh fund” – shpërthimi i vajzës së Lasgush Poradecit ndaj drejtësisë shqiptare!

Një reagim i fortë nga vajza e poetit të madh Lasgush Poradeci, Maria Poradeci, ka tronditur rrjetet sociale dhe ka hapur sërish debatin për korrupsionin në sistemin e drejtësisë.

Në një postim të gjatë në Facebook, ajo shprehet e dëshpëruar për “32 vite padrejtësi, gjyqe dhe korrupsion”, duke treguar se ende nuk ka arritur të marrë në posedim një pronë familjare në qendër të Pogradecit, ndonëse ka fituar të gjitha gjyqet në tri shkallë.

Sipas Marias, bëhet fjalë për një parcelë toke në lulishte “1 Maji”, vetëm pak metra larg një lokali privat, e cila është përdorur padrejtësisht prej vitesh nga të tjerë.

“Kam dokumenta që nga koha e Zogut. Kam fituar në tre shkallë gjykate për të drejtën e parablerjes dhe për kontrata të pavlefshme. Por prej 32 vitesh nuk gjej drejtësi, sepse paraja i ka bërë bllok çdo rruge ligjore”, shkruan ajo.

Maria thekson se ndonëse vendimet gjyqësore janë të formës së prerë, shteti nuk ka zbatuar asnjë prej tyre, duke lejuar që prona të vazhdojë të shfrytëzohet për përfitime private.

“Ai që e përdor pronën time si biznes fiton para mbi tokën time dhe paguan me to çdo shtetar. Kurvëria e këtij sistemi nuk njeh fund. Tridhjetë e dy vjet – një jetë,” shprehet me revoltë vajza e Lasgush Poradecit.

More posts