Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Ja si do të veprohet…

Presidenca reagoi për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që të pezullojë zgjedhjet në Tiranë.

Nëpërmejt zyrës së shtypit, Bajram Begaj bën me dije se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar procesin zgjedhor duke i dhënë të drejtë Veliajt.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025″, thuhet në njoftimin e Presidencës.

More posts