Kushërira e Lapajt humbet mandatin! KAS “rrëzon” Celibashin, ja kush fiton të drejtën për deputet

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka marrë vendimin pas ankimimit të Shqipëria Bëhet, ku ka vendosur t’i heqë mandatin kushërirës së Adriatik Lapajt, Kleana Xhuveli.

KAS ka rrëzuar vendimin e Celibashkit, duke i kaluar mandatin e vetëm të parës në listën e mbyllur, Ana Dajkos.

Vendimi nga u mor këtë të mërkurë, në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të bërë nga “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku kërkohej që KAS të njihte djegien e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’i jepte mandatin Adriatik Lapajt, si më i votuari i listës së hapur.

Mandati tashmë është në duart e Ana Dajkos, mamaja e kandidatit të “Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko. Çështja pritet të shkojë tashmë në Kolegjin Zgjedhor për një vendim përfundimtar.

More posts