KUSH JANË MONDI DHE FUÇIA, DY INSPEKTORËT E IMT QË TMERRONIN BIZNESET NẼ TIRANE

Korrupsioni hedh rrënjë tek IMT, arrestohen dy punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit. Në pranga kanë rënë Edmond Çela dhe Greald Fuçia, ndërsa në kërkim është shpallur Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së.

Pas muajsh hetimesh, është provuar se inspektorët i merrnin para bizneseve dhe qytetarëve për të mos raportuar ndërtimet e paligjshme. Ata u kapën mat në një lokal në zonën e Kombinatit, ku ndodheshin së bashku.

Sipas burimeve, Çela dhe Fuçia ushtronin presion të vazhdueshëm mbi sipërmarrësit, duke i shantazhuar me gjoba dhe masa ndëshkuese nëse nuk paguanin. Denoncimet e bizneseve në SPAK çuan në nisjen e një operacioni të gjerë, që përfundoi me arrestimin e tyre.

Ky rast ka zbuluar edhe njëherë korrupsionin e thellë që ka pllakosur Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, një institucion i kthyer prej kohësh në çerdhe ryshfeti, ku ndërtimet e paligjshme lulëzojnë “nën hundën” e atyre që duhet t’i parandalonin.

More posts