Gjatë blerjes mund të vihet re që vezët kanë çmime të ndryshme duke i diferencuar në bazë të ngjyrës.Disa njerëz mendojnë se vezët kafe janë më të shëndetshme ose më natyrale, ndërsa disa mendojnë se vezët e bardha shijojnë më mirë.Shkencëtarët kanë krahasuar vezët me lëvozhgë kafe dhe ato të bardha për të parë nëse ka ndonjë ndryshim për nga vlerat ushqyese.
Kush jane me te mìra dhe cìlì eshte dallìmì mìdìs vezeve te bardha dhe atyre kafe

Studimet kanë zbuluar se ngjyra e lëvozhgës nuk ka ndonjë efekt në cilësinë dhe përbërjen e vezës.
Edhe pse ngjyra e lëvozhgës nuk përbën ndonjë ndryshim, janë faktorët si lloji i ushqimit, freskia dhe mënyra sesi gatuhet veza që ndikojnë në shije.
Vezët e bardha dhe kafe nuk kanë asnjë ndryshim për nga vlerat ushqyese. Dallimi vjen nga lloji i pulës.
Vezët e bardha vijnë nga pulat me pendë të bardha dhe lobet e veshëve të bardha, ndërsa vezët kafe vijnë nga pulat me pendë të kuqe dhe lobet e veshëve të kuqe.