Kush janë 3 deputetët më të moshuar/ Çfarë pritet seancën e parë të Kuvendit…

Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet më 10 shtator.

Sipas Nenit 5 të Rregullores, seancën e parë e drejton deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga dy deputetët më të rinj si sekretarë.

Këtë herë, i pari në listë është Sali Berisha i cili 4 vite më parë ai refuzoi ta drejtonte seancën konstituese.

Pas tij vjen demokrati Tritan Shehu. Nëse edhe ai heq dorë, drejtimi i kalon deputetit socialist Vasil Llajo.

Pra, Berisha, Shehu dhe Llajo janë tre deputetët më të vjetër të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

More posts