Kush ishte 29-vjeçari që humbi jetën në aksident, duke lënë pas bashkëshorten gazetare dhe vajzën 2-vjeçare? Reagon Sara Gjordeni!

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Beratin në orët e para të mëngjesit të së dielës. 29-vjeçari Ornel Caushaj humbi jetën tragjikisht në fshatin Moravë, ndërsa bashkëshortja e tij, gazetarja e njohur Sindi Salaj, mbeti e plagosur por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Çifti i ri nga Kuçova ishte prind i një vajze vetëm dy vjeçare. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe mes miqve dhe të afërmve.

Edhe ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni, ka reaguar me trishtim duke theksuar se Orneli dhe Sindi ishin njerëz të përgjegjshëm dhe prindër shembullorë.

More posts