Saranda është transformuar në një prej destinacioneve më të pëlqyera për të pushuar në Shqipëri nga turistët e huaj.
Kush është qyteti shqiptar më i “preferuar” nga turistët e huaj

Brigjet e kristalta të jugut të Shqipërisë, po kthehen gjithnjë e më shumë, në një destinacion të preferuar turistik për vizitore nga e gjithë bota.
Në Lukovë përveç turistëve shqiptarë, besnikë të fshatit turistik gjen edhe pushues të huaj. Kryesisht gjerman e ukrainas te mahnitur nga natyra , ushqimi vendas dhe mikpritja e subjekteve të vogla ku familjet vendase presin pushuesit.
Maks nga Ukraina ka gjetur në Lukove, një vend për t’u rilidhur me natyrën dhe për të shijuar aktivitete që ofron deti. Ai ka zgjedhur të kalojë gjithë muajin në Lukovë dhe u sugjeron miqve të tij të vijnë aty, pasi plazhet aty janë një mrekulli që dora e njeriut mund t’i prekë me një buxhet fare minimal.
“Jam Maks, kam ardhur nga Ukraina, e gjeta Lukovën prej shokut tim i cili ka ardhur këtu me përpara dhe ka një biznes këtu. Po me pëlqen shume këtu, po relaksohem, po bëjmë xhiro me kajak në det. Çmimet në përgjithësi janë dhe në varësi të vendit ku ulesh për të marrë shërbim, por janë të pranueshme. Mua me pëlqen këtu natyra, sepse me kujton vendin tim, dhe po jam i kënaqur këtu.”