Shkëlqim Kurtaj, nipi i Ragip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme së bashku me djalin e tij, ka folur sot për Report TV, ndërsa fajtorin kryesor për ngjarjen bën ish-kryebashkiakun e Shkodrës, Lorenc Luka.
Kush eshte Lorenc Luka ‘strumbullari’ qe solli vr*sjen e gjyqtarit Kalaja, pse te gjithe e ak*zojne, cfare iu beri banoreve

Shkëlqim Kurtaj tregon se xhaxhai i tij nuk ka pasur asnjëherë probleme me njeri, por se pala tjetër, Gjon Shkambi, ka bërë intriga si dhe ka falsifikuar dokumentet gjyqësore për një pronë që nuk i përket.
Ai tregon se Gjon Shkambi dhe nipi Elvis Shkambi, i cili është gjithashtu dhe autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, është zhytur në borxhe për të paguar gjyqet lidhur me këtë pronë dhe se janë detyruar të vijnë deri në këtë pikë për shkak se shteti prej vitesh nuk i ka dhënë zgjidhje.
Lorenc Luka, po e deklaron si e ka bërë komplet supën që është gatuar dhe iku dhe ai rahmetliu (gjyqtari). Këto nuk kanë bërë asnjë asgjë se xhaxhai im nuk ka marrë gjë me zor dhe as nuk ka pasur ndonjëherë probleme me njeri.
Ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit. As paguar lek dhe as nuk ka korruptuar askënd në jetë. Këto kanë kërkuar të drejtën e vet, i lanë në dorë drejtësisë dhe çfarë u çuan dhe bërë këta djem dje.