Policia ka arrestuar rojen e Gjykatës së Apelit të Tiranës pak çaste pas krimit të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, vrasjen me armë zjarri brenda sallës të gjyqtarit Astrit Kalaja. Oficeri i sigurisë që qëndron te dera e Apelit ka dështuar të kontrollojë autorin, 30-vjeçarin Ervis Shkambi, i cili hyri me armë zjarri, një pistoletë tip “Beretta”, dhe qëndroi i armatosur në sallë deri në dhënien e vendimit.
Kush eshte bjondja qe ‘mundesoi’ vr*sjen e gjyqtarit Kalaja, veprimi saj qe tr*nditi vendin

Por, oficeri i sigurisë është hallka e fundit e zinxhirit të përgjegjësisë. Prapaskena mëson se sistemet e kontrollit (detektorët metalikë) e Gjykatës së Apelit janë jashtë funksionit. Kushdo mund të hyjë lirisht pa u kontrolluar.
Përgjegjëse për sistemet e kontrollit është Kancelarja e Gjykatës, Letida Balili, emri i të cilës ka qenë objekt më shumë i lajmeve rozë. Balili e ka kthyer gjykatën në han pa porta. Nëse do të zbatohej protokolli i sigurisë, vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja do të ishte parandaluar.

-Si ka hyrë autori me armë në gjykatë?
A kanë funksionuar detektorët metalikë, pasi shqiptarët paguajnë që të funksionojnë?