Kreu i qeverisë, Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit.
Kush do të “shkundet” këtë herë? Rama takim me kabinetin në Dajt, çfarë pritet…

Burime konfirmojnë se ditën e nesërme, rreth orës 13:00, kryeministri do të zhvillojë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar.
“Historia”‘ ka treguar që takimet e tilla, të udhëhequra nga kryeministri, zgjasin me orë të tëra. Deri më tani nuk dihen temat për të cilat kreu i qeverisë do t’u kërkojë “llogari” të vetëve, por këtë mandat të katërt Rama është zotuar që ta pozicionojë Shqipërinë krah vendeve të Bashkimit Europian dhe të plotësojë të gjitha standartet si vendet e tjera të europës.
Rama ka nisur një “aksion” në rang vendor, ku pas dorëheqjeve të gjithë drejtorëve dhe kryetarëve të njësive bashkiake në të gjithë vendin, kërkoi që me urgjencë t’i jepet fund informalitetit dhe ndërtimeve pa leje, me qëllim për t’ia u dhënë këto hapësira publike qytetarëve.