Kush do të hyjë këtë herë? Zbulohet surpriza e “BBV Albania 5”!

Këngëtarja Lore ka zbuluar në një intervistë për “She’s On Air” në Top Albania Radio se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP.

“Edhe vjet më erdhi një ftesë, por nuk isha gati. A jam tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë përsëri,” – u shpreh ajo me humor.

Edhe pse nuk dha një “po” të prerë, Lore e la të hapur mundësinë për të hyrë në edicionin e ardhshëm të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, duke ndezur kureshtjen e publikut.

More posts