Kur i shkelin flamurin…”/ Xheneta Fetahu kritikon Egli Takon për gjestin e saj në skenë?

Xheneta Fetahu ka bërë dje një reagim në rrjetet sociale, ku duket se ka hedhur kunja drejt Egli Takos. Kjo e fundit performoi me flamurin shqiptar mbi supe gjatë një koncerti me tone patriotike.

Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah”, shkroi Xheneta, duke nënkuptuar se e sheh këtë veprim më shumë si një lëvizje për famë sesa si shprehje të sinqertë patriotizmi.

Më pas ajo krahasoi artistët shqiptarë me ata amerikanë, duke shtuar:

Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n ‘zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime”.

Në fund, Xheneta lëshoi një kritikë të ashpër ndaj atyre që sipas saj e shfrytëzojnë imazhin kombëtar për popullaritet:

Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet”.

More posts