Kujdes! Në Shqipëri po qarkullon viroza që prek stomakun. Mos bëni…

Në vendin tonë po qarkullon një virozë e cila ka prekur rrugët e stomakut dhe zorrëve, duke sjellë tek shumë pacientë pështjellime që zgjasin 3–4 ditë.

Mjekët e familjes në qendrat shëndetësore thonë se gastroenteritet e vërejtura së fundi janë të shkaktuara nga viruset dhe kanë sjellë simptomatikë komplekse.

Ky është një gastroenterit sezonal, inflamacion i stomakut dhe i zorrëve. Në shumë raste, pacientët kanë diarre dy-tri herë në ditë, nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, dhimbje muskulare, anoreksi dhe herë-herë shoqërohet me temperatura subfebrile deri në 37,5 gradë. Fluksi më i shtuar i pacientëve ka qenë në moshat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e vegjël,” thotë mjekja e familjes Barie Karasani.

Mjekët thonë se duhet bërë kujdes me pacientët e prekur, pasi në ditët e para ata janë shumë infektues për të tjerët në familje.

Ndërkohë shumë pacientë zgjedhin të vetëmjekohen nëpër farmaci, duke sjellë zgjatje të problematikës shëndetësore. Mjekët këshillojnë që krahas mjekimit të rekomanduar, pacientët mund të ndihmojnë veten edhe në kushte shtëpie.

Sa më shumë lëngje, supa të ndryshme, ushqime të lëngshme, lëngje pa gaz dhe në mënyrë të shpeshtë,” këshillon mjekja e familjes.

More posts