Kush praktikon dy lidhje martesore njëkohësisht, mund të përballet me dënim burgimin!
Kujdes ju qe mbani edhe Burrin edhe dashnorin njëkohësisht! Kodi i ri penal: ja sa vite burg rrezikoni

Ky është një nga ndryshimet më të diskutueshme në projektligjin e ri të Kodit Penal, i cili është aktualisht në konsultim publik. Sipas nenit 742, realizimi i më shumë se një martese në të njëjtën kohë, që konsiderohet si bigami, do të jetë vepër penale dhe do të ndëshkohet me gjobë ose me dënim deri në 3 vjet burg.
Në rastin kur individi vazhdon të jetojë në marrëdhënie bigamie edhe pas një dënimi të mëparshëm, dënimi do të ashpërsohet: nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.
Ky ligj ka gjithashtu një ndikim ndërkombëtar. Bigamia do të ndëshkohet edhe në raste kur kryhet në vende ku është e ligjshme, nëse janë përfshirë shtetas shqiptarë apo të huaj që kanë qëndrim në Shqipëri.
Kjo nismë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me normat evropiane dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve që bien viktima e martesave të dyfishta, një fenomen që sipas juristëve, është më i përhapur se sa mendohet shpesh herë.