Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku gazetarja e Euronews Albania, Matilda Braho, ka thënë për emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli se e plagosura, e cila ishte kamariere në lokal, ka parë dy persona.
Kthesë e madhe! Dëshmia e të plagosurës në atentatin në Shkodër mund të ndryshojë komplet ngjarjen

Sipas deklaratës që ajo i ka dhënë familjarëve, autori mendohet të mos ketë qenë i vetëm, por i shoqëruar edhe nga një person tjetër.
Vajza, në momentet kur ka dalë nga operacioni dhe ka ardhur në vetëdije, ka komunikuar me familjarët e saj. Këto po i them bazuar në deklaratat e familjarëve: ajo ka parë dy persona në motor, jo vetëm një. Supozohet që mund të jenë dy autorë.” – tha gazetarja nga spitali i Shkodrës.