“Kryvi!” – Mesazhi që tronditi rrjetin: Çfarë i shkroi Denis Brajoviç Ervis Martinajt pas vr*sjes!

Denis Brajoviq, i arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt të vitit 2024, pritet të ekstradohet sot në Shqipëri. Ai akuzohet për ekzekutimin e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, një vrasje e organizuar sipas hetimeve nga Behar Bajri dhe zbuluar përmes përgjimeve në aplikacionin “SKY ECC”, pjesë e operacionit të njohur si “Metamorfoza”.

Sipas dosjes hetimore, pas vrasjes, Brajoviq i dërgoi një mesazh të koduar Ervis Martinajt, duke i shkruar “kryvi” – një sinjal që ngjarja ishte përfunduar me sukses. Mesazhe të ngjashme ai kishte shkëmbyer edhe me organizatorin Behar Bajri dhe Edmond Prekën, i cili dyshohet se ka siguruar transportin për autorin e krimit.

Përgjimet që zbuluan të vërtetën

Në orët para dhe pas ekzekutimit, janë dokumentuar një sërë komunikimesh përmes “SKY”, të cilat tregojnë përgatitjen, koordinimin dhe momentin pas krimit:

Behar Bajri i shkruan Edmond Prekës që të mos e lejojë Denis Brajoviqin të dalë deri në momentin e kryerjes së atentatit. Pas vrasjes, në orën 02:02, Denis Brajoviq i dërgon mesazh Bajrit: “kryvi, jemi në Bushat”. Po në të njëjtën kohë, edhe Ervis Martinaj merr të njëjtin mesazh: “kryvi”. Edmond Preka njoftohet që të dërgojë “Zeqon” për të marrë autorin, ndërsa biseda përfundon me konfirmimin: “hypëm, u takum”.

Gjin Ndoji, i njohur edhe si Gjin Boriçi apo Ndue Gjini, dyshohet se ishte objektivi i një zinxhiri hakmarrjesh në botën e krimit. Vrasja e tij ishte një nga atentatet më të organizuara në territorin shqiptar.

Me ekstradimin e Brajoviq, hetimet pritet të zgjerohen edhe më tej për të identifikuar porositës të tjerë dhe lidhje me ngjarje të tjera kriminale.

More posts