Një realitet i heshtur, por gjithnjë e më i pranishëm në sistemin penitenciar shqiptar, po ngre alarmin për standardin e dyfishtë dhe kapjen e institucioneve nga krimi i organizuar: hyrja e vajzave të reja, shpesh të trajtuara si modele apo eskorta, në qelitë e të dënuarve më të rrezikshëm, është kthyer në një praktikë të normalizuar – por që askush nuk guxon ta përmendë zyrtarisht.
Krim*nelëve VIP meshkuj u fusin modele ne b*rg! Do sh*koheni pse nuk u lejohet femrave takime speciale me meshkuj ne b*rg

Këto “vizita” të koduara si “takime speciale”, ndodhin larg syrit të opinionit publik dhe kontrollit të drejtësisë, ndërkohë që vetë strukturat shtetërore akuzohen se i kamuflojnë, duke i legjitimuar përmes autorizimeve të mjegullta apo rolit të të afërmve fiktivë. Burimet nga brenda sistemit penitenciar raportojnë se takime të tilla kryhen në mënyrë të përsëritur në burgjet e sigurisë së lartë, ku ndodhen persona me rekorde të rënda kriminale dhe lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut.
Ndërkohë që për këta “VIP-a të krimit” nuk mungon as komoditeti dhe as kontaktet intime të privilegjuara, në anën tjetër, të dënuarat gra në burgun e Pojskës në Pogradec përballen me rregulla shumë më të rrepta. Atyre u mohohet kategorikisht e drejta për takime speciale – një masë që justifikohet nga autoritetet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe të përfitojnë më pas nga lehtësimi apo shmangia e dënimit.
Arsyetimi lidhet me frikën se mund të mbeten shtatzënë dhe kështu të përfitojnë nga lehtësimi i dënimit. Prandaj, për këtë arsye, atyre u ndalohet kategoria e takimeve speciale”, deklaroi publikisht gazetari Eni Ferhati, duke hedhur dritë mbi këtë realitet të pabarabartë dhe të deformuar.
Kjo qasje ngre pyetje serioze për standardet e drejtësisë penale në Shqipëri, për trajtimin e të burgosurve jo në bazë të ligjit, por në bazë të pushtetit, parasë dhe lidhjeve me segmente të korruptuara të administratës.