Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka konfirmuar se një nga çështjet më të ndërlikuara të krimit të organizuar u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal, i cili vendosi të flasë me autoritetet shqiptare.
Krimi nën goditje! Si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala?

“Arrestimi në Britani dhe ekstradimi i mundshëm i tij përbëjnë një sukses të madh. Ai është fryt i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” deklaroi Ajazi për mediat.
Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike theksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për të arratisurit nga drejtësia. “Britania ka marrëveshje të forta bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë,” – u tha në reagimin zyrtar.
Sipas burimeve të Home Office, ekziston një marrëveshje e posaçme ekstradimi me Shqipërinë, që funksionon pavarësisht se Londra nuk është më pjesë e sistemit të urdhër-arresteve europiane pas Brexit-it.
📉 Statistikat flasin vetë: