Krim i rëndë në Shkodër! Vrasje e dyshimtë në Paçram – Ja çfarë dihet deri tani

Vrasje e dyshimtë në Vau të Dejës – Policia në ndjekje të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në fshatin Paçram, Vau i Dejës. Në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, për të cilin dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po sigurojnë perimetrin e zonës.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon me intensitet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.

Hetimet janë në vijim.

More posts