“K*rcënoi drejtësinë me vr*sje! Trupa gjykuese merr vendimin për Gjovalin Shkambin”

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Gjovalin Shkambin, pas deklaratave të tij publike dhe kërcënuese lidhur me hetimin ndaj nipit, Elvis Shkambi, i dyshuar si autor i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.

Gjatë një komunikimi të dokumentuar, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se, nëse nipi i tij dënohet, “do të vriten edhe gjyqtarë të tjerë”. Këto kërcënime serioze kanë çuar në arrestimin e tij dhe në përfshirjen e menjëhershme të organeve të drejtësisë.

Në këtë çështje përfshihet edhe Gjon Shkambi, xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në atentatin ndaj gjyqtarit Kalaja. Autoritetet po hetojnë të gjithë zinxhirin familjar për lidhje të mundshme me ngjarjen që tronditi sistemin e drejtësisë në vend.

More posts