Nëse termometri shënon 40 gradë në diell, ne e ndjejmë sikur është 44 gradë”
“Korrik përv*lues”/ Meteorologia Lajda Porja tregon cm*ndurine e madhe: Pritet një

Qershori nisi i nxehtë, me temperatura të larta dhe ashtu po mbyllet, por çfarë na pret në muajin korrik?
Meteorologia Lajda Porja tha në një lidhje live në “Shqipëria Live” se drejt Ballkanit pritet të zbresë një valë të nxehti që tashmë ka përfshirë Spanjën. Megjithatë, Porja theksoi se në vendin tonë nuk do regjistrohen temperatura mbi 40, por sërish ditët do të jenë të nxehta.
Ajo shtoi se pas datës 8 korrik, priten disa ditë me vlera më normale, ku termometri do të zbresë deri në 35 gradë.
“Do vijë një valë të nxehti që ka përfshirë Spanjën, do afrohet drejt Ballkanit. Gjatë kësaj periudhe nuk do të presim temperatura shumë ekstreme, pra termometri nuk do të shënojë mbi 40 gradë. Megjithatë, do të regjistrohen temperatura 37 dhe 38 gradë celcius, që nëse zgjasin për shumë kohë bëhen shumë problematike. Këto temperatura sjellin e dhe zjarre që nëse janë aktivë, stimulohen nga temperaturat e larta.