Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me gjakderdhje në Dojan të Tropojës.
Konflikti që përfundoi në spital – i riu i plagosur rëndë në Tropojë!

Burime zyrtare konfirmojnë se rreth orëve të para të mëngjesit, 23-vjeçari Artur Buçpapaj është paraqitur në spital me plagë të marra nga goditje me mjet prerës. Mjekët kanë bërë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë dëmtime serioze.
Sipas Policisë, dyshohet se pas plagosjes fshihet Orgen Lataj, vetëm 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal që degjeneroi në dhunë fizike me thikë.
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e të dyshuarit.