Ruben Owen, i cili pas një transplanti flokësh në Turqi pësoi një ënjtje të pazakontë pasi nuk respektoi këshillat e mjekëve për të mos pasur marrëdhënie seksuale për një periudhë një javore pas operacionit.
Koka iu fry si balonë pas transplantit”: Klinika Advanced sqaron rastin e bujshëm dhe rëndësinë e kujdesit pas ndërhyrjes

Rasti i tij ngjalli shumë diskutime mes lexuesve tanë, ndaj klinika Advanced, lider në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e mbjelljes së flokëve, bëri një sqarim të rëndësishëm për të gjithë ata që interesohen për këtë procedurë.
Fatjoni, drejtori i klinikës, shprehet :
Rasti nuk ka asnjë lidhje me klinikën tonë, por duke parë interesimin e madh, duam të theksojmë rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve pas mbjelljes së flokëve. Edema, ose ënjtja, është një efekt anësor i zakonshëm dhe i përkohshëm, por shpesh ndodh vetëm kur pacienti nuk respekton udhëzimet e mjekut. Tek ne, çdo pacient merr udhëzime të detajuara me shkrim dhe ka gjithmonë një person që e asiston pas ndërhyrjes.”
Sipas mjekëve të Advanced, ënjtja zakonisht shfaqet 2-4 ditë pas ndërhyrjes për shkak të anestezisë lokale dhe qëndrimit jo të duhur, dhe zgjat vetëm disa ditë. Megjithatë, me kujdesin e duhur dhe ndjekjen e këshillave, kjo fazë kalimtare kalon pa komplikacione.