Pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar me tone të ashpra ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave dhe opinionit publik kanë trajtuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
“Kjo s’është Shqipëria Europiane!” — Spiropali shpërthen pas komenteve për vr*sjen e gjyqtarit Kalaja

Në një postim në Facebook, Spiropali dënon glorifikimin e autorit të krimit dhe komentet fyese ndaj viktimës, duke i cilësuar si “shqetësuese dhe të papranueshme në një vend që aspiron të jetë pjesë e Europës”.
“Urrejtja ndaj viktimave dhe lartësimi i agresorëve nuk mund të jenë kurrsesi fytyra e Shqipërisë Europiane”, shkruan Spiropali, duke kërkuar masa ligjore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në hapësirën digjitale.
Ajo shprehu ngushëllime për familjarët e gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me të gjithë punonjësit e drejtësisë, duke theksuar se “Shqipëria e vërtetë është vlerë, respekt dhe dinjitet”.