Kryeministri Edi Rama ka folur edhe njëherë për aksionin e nisur prej javësh tashmë për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.
Kjo është vetëm faza e parë”/ Çfarë po paralajmëron Edi Rama?

Teksa pranon se edhe shteti ka pasur përgjegjësinë e tij për situatën e krijuar, kreu i qeverisë shtoi se kjo është vetëm faza e parë e një programi që do të sjellë hapësira publike cilësore dhe evropiane.
“Kthimi në gjendjen e mëparshme po realizohet, pasi pjesa dërrmuese e ndërhyrjes bëhet në objekte të çmontueshme. Aty ku ka llac e tulla e beton do të duhet më shumë punë, por nuk ka aq shumë, kështu që do të ecim me shpejtësi. Kjo është vetëm faza e para e një programi të ri të Rilindjes Urbane. Do të krijojmë cilësi, do të kërkojë kohë, por do të rikthejmë hapësira publike.Shteti ka përgjegjësitë e veta, ne jemi një shtet ndërtim dhe do të jemi një shtet i ndërtuar kur të hyjmë në BE. Për asnjë rast përgjegjësia e shtetit amniston shkelësit e ligjit. Nuk mund të thuash që “po hedh beton dhe po s’më kapet s’ke çfarë më bën”, tha Rama.