Mbrëmë, në qytetin e tij të lindjes Shkodër, këngëtari i njohur Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar, duke mbledhur mijëra fansa dhe duke i dhuruar publikut një mbrëmje të paharrueshme.
Kiara nuk mban lotët në koncertin e Luizit në Shkodër

Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ndërsa Luizi emocionoi publikun me interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji.
Në këtë mbrëmje të veçantë nuk munguan as momentet prekëse.
Nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ishin të pranishme për të përjetuar nga afër suksesin dhe emocionet e Luizit. Në një moment, ndjekësit e shumtë e rrethuan Kiara Titon, e cila e pushtuar nga emocionet nuk arriti t’i mbajë lotët.
Një nga kulmet e koncertit ishte kur Luizi surprizoi publikun duke marrë në skenë vajzën e tij, Luna Marinë, teksa performonte në skenë.