Këtu je sot falë fansave!” – Videoja e Luiz Ejllit që po bën namin në rrjet, momenti kur injoron fansen live (Video)

Një moment nga një koncert i Luiz Ejllit është bërë viral në rrjetet sociale, duke ndezur debat të madh mes fansave të tij në TikTok dhe Instagram.

Në videon që po qarkullon, shihet një vajzë që i afrohet këngëtarit duke e thirrur, por ai nuk i kthen përgjigje dhe vijon performancën.

Ky veprim ka sjellë reagime të shumta online, ku shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer.

“Mos harro se je këtu falë fansave”, shkruajnë disa komentues, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur duke thënë se gjatë një koncerti është e pamundur të reagojë ndaj çdo personi në turmë

Ky episod ka ndarë mendimet e publikut, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen tek marrëdhënia e ngushtë që Luizi ka pasur me fansat e tij që prej daljes nga “Big Brother VIP Albania”.

Video e luizit me fansen

More posts