Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.
Këtë bimë e keni në kopsht, por nuk e keni ditur që shëron rënien e flokëve!

Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.
Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.
Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut, transmeton Telegrafi.
Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.