Këta janë 2 vëllezërit lezhianë që mashtruan qindra persona, policia i mbron”

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me skemën mashtruese të njohur si TXEX, ku qindra qytetarë pretendojnë se kanë humbur shuma të konsiderueshme parash.

Sipas qytetarëve, qendra e këtij mashtrimi ndodhet në Lezhë dhe pas saj qëndrojnë dy vëllezër, të identifikuar si Pjetër dhe Fred Kola. Denoncuesi thotë se vetëm ata të dy kanë futur mbi 1 mijë persona në këtë skemë, duke përfituar secili mbi 300 mijë euro.

Vetëm njëri prej tyre ka futur rreth 500 persona nga Lezha. Fillimisht jepnin shuma deri në 20 mijë euro për t’u fituar besimin dhe u thoshin qytetarëve të shkonin t’i tërhiqnin paratë në Lezhë ose Prizren”, thuhet në mesazhin e ardhur në redaksi.

Sipas denoncimit, vëllezërit në fjalë administrojnë një biznes makinash me qira (Rent Car Kola) thjesht si fasadë, ndërsa në realitet zotërojnë pasuri marramendëse që nuk justifikohet nga aktiviteti i tyre. Qytetarët shtojnë se policia e Lezhës i njeh mirë personat e përfshirë, por mbyll sytë ndaj veprimtarisë së tyre.

Denoncuesi pretendon gjithashtu se bëhet fjalë për një familje me pesë vëllezër, të gjithë me precedent penal, të akuzuar më parë për vrasje, grabitje dhe vjedhje. Njëri prej tyre, i njohur me nofkën “Akrepi”, mësohet se ka qenë pjesë e një bande të njohur dhe ka vuajtur 14 vite burg.

Sipas qytetarëve, prej më shumë se një viti në Lezhë kjo skemë ka tërhequr investime të shumta, madje disa persona kanë shitur makina dhe pasuri të tjera vetëm për të futur paratë në TXEX.

Denoncuesit apelojnë që autoritetet të veprojnë menjëherë, duke hetuar pasuritë, lidhjet dhe veprimtarinë e këtyre personave, përndryshe, sipas tyre, qindra familje do të vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Në lidhje me lajmin që nxorët për TXEX, kisha një informacion nga njerëz të mi që kanë ‘investuar’ para aty, por edhe kanë tërhequr shuma të konsiderueshme, mbi 10 mijë euro. Të gjithë e dinin që një ditë do mbyllej, kështu që kush ishte i zgjuar i tërhoqi lekët para 15 gushtit. Por ajo që doja të thoja është që personat dihet kush e kanë në Lezhë. Kështu që policia e ka shumë kollaj, por nuk duan.

500 persona nga Lezha i ka futur vetëm njëri nga ata (janë dy vëllezër). Qendra e këtij mashtrimi është në Lezhë. E kanë Pjetër Kola dhe Fred Kola. Të dy bashkë mund të kenë futur mbi 1 mijë persona vetëm në Lezhë. Secili nga këta të dy ka bërë mbi 300 mijë euro. Lekët deri në 20 mijë ua japin njerëzve për besim dhe u thonë: ‘Merrini në Lezhë ose në Prizren’. Të dy janë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Kanë makina me qira vetëm për kamuflim (Rent Car Kola), por kanë pasuri marramendëse që nuk e justifikon ai biznes.

Në Lezhë ka një vit TXEX dhe di raste që kanë shitur makina e gjëra me vlerë për t’i investuar aty. Policia e Lezhës i njeh mirë, sepse edhe makinat me qira i kanë pa letra, pa asnjë dokumentacion, dhe mbyllin sytë e veshët me 50 mijë lekë. I respekton policia në maksimum.

Janë pesë vëllezër. Të gjithë kriminelë me akuza për vrasje. Njëri ka bërë 14 vite burg. Të tjerët nga disa vite. Njëri nga ata quhet ‘Akrepi’ (nga banda e vet Akrepi) dhe i mbajnë për ‘të fortët’ nga Mirdita. Hajdutë të mirëfilltë jashtë shtetit, nëpër shtëpi. Janë informacione që i di edhe shteti, por nuk u bën gjë sepse marrin lekë.

More posts