Një incident me armë ka ndodhur në qendër të Prishtinës, aty ku po ndiqet ndeshja Serbi-Shqipëri.
Kërcet arma në kryeqytet, po ndiqnin ndeshjen e Kombëtares dhe…

Pas golit të Rei Manajt, një person ka shkrepur armën në ajër.
Pas kësaj ai është vënë në pranga menjëherë nga policia.
Në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit kombëtarja shqiptare e mbylli 0-1 pjesën e parë kundër Serbisë, me golin e Rey Manajt
Dueli është si një ‘finale’ për dy skuadrat, kjo pasi një fitore të afron me vendin e dytë që të dërgon në play-off.