Kemi firmosur marrëveshje”/ Rama jep lajmin: Për herë të parë, në Shqipëri do të hapim…

Gjatë prezantimit të ministres së Shëndetësisë kryeministri Edi Rama njoftoi se po planifikon që të lidhi partneritet me një ndër kompanitë më të njohura në fushën e Inteligjences Artificiale në shërbim të Shëndetësisë.

Rama tha se në të ardhmen do të hapim universitet të ri në Fier, partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI.

Janë dy shtyylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i alenacave dhe nga ana tjetër futja e AI në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier. Duam të shkojmë më tutje edhe me ndertimin e një spitali ekselence që të ofrojë sherbime, si pikë referimi e turizmit shëndetësor dhe të përballojë kërkesa sidomos gjatë sezonit veror dhe nga ana tjetër jemi në diskutime për të lidhur partneritet me një nder kompanitë më të njohura në fushë e AI në sherbim te shëndetësisë”, tha Rama.

More posts