Procesi gjyqësor për vrasjen e Anesti Ramës ka nxjerrë në pah një rrëfim të çuditshëm, plot kontradikta dhe dyshime të thella. Avokati mbrojtës i të akuzuarve ka deklaruar se dëshmitë e dhëna gjatë hetimeve janë krejtësisht të ndryshme nga ato të dhëna sot para gjykatës.
Kemi bere s*ks 1 here para 1 viti! Pse ndryshoi mendje 26-vjeçarja që vrau babanë në sallën e gjyqit?”

“Të pandehurit mohuan çdo përfshirje në vrasje. Thanë se e kanë gjetur trupin pa jetë dhe nuk kanë dijeni kush e ka kryer krimin,” – tha avokati.
Në qendër të këtij krimi makabër janë tre të arrestuar: Valbona Rama (gruaja e viktimës), vajza e tyre Ermalinda Rama (26 vjeç), dhe shtetasi Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka qenë në një lidhje intime me Ermalindën.
Por çfarë dimë deri tani?
🔹 Ermalinda Rama, e cila më parë thuhej se kishte pranuar krimin duke pretenduar se ishte e shtypur nga i ati, ka mohuar gjithçka në gjykatë.
🔹 Çlirim Dogani, 55-vjeçar, i martuar dhe me një fëmijë, thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se ndodhej larg vendit të krimit.