28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena…
Karroca e supermarketit për pak sa nuk i mori JETËN fëmijës së saj, nëna e tmerruar vjen me një PARALAJMËRIM të fortë!

Një nënë e tmerruar pretendon se një karrocë supermarketi Lidl e shtypi foshnjën e saj dhe u përmbys pasi nuk kishte frena.
Lucy Greatbatch kishte dalë në një dyqan Lidl në Leek, Staffordshire me fëmijën e saj 10 muajsh George për të bërë pazaret. Ndërsa merrte artikujt e saj ushqimore, nëna e uli fëmijën e saj në ndenjësen e foshnjës në pjesën e përparme të një karroce pazari.
Fotot tronditëse tregojnë djalin të dëmtuar në kokë dhe me mavijosje në pjesën e prapme të këmbëve të tij.

Përpara se të shkarkonte ushqimet, Lucy thotë se u sigurua të parkonte karrocën në një sipërfaqe të sheshtë. Por pasi arriti të fuste çantën e dytë të blerjes në bagazh, 28-vjeçarja pretendon se pesha e karrocës u zhvendos duke bërë që ajo të binte pasi nuk kishte frena.