Një ditë pas tragjedisë së rëndë që tronditi Indinë dhe botën, Grupi Tata – pronarët e Air India – kanë bërë një njoftim që askush nuk e priste. Pas rrëzimit të avionit pranë aeroportit të Ahmedabad, ku humbën jetën dhjetëra pasagjerë, Tata Group ka vendosur të japë 1 crore rupia (rreth 120 mijë euro) për familjen e çdo viktime.
Kaq do jete Dëmshpërblimi i Air India pas tragjedisë – ndihmë për familjet, por mjafton vallë?”

Postimi prekës i publikuar nga kompania në rrjetet sociale thotë:
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike që përfshiu fluturimin Air India 171. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë në këtë moment. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet që kanë humbur më të dashurit dhe me ata që janë plagosur.”
Grupi gjithashtu njoftoi se:
🔹 Do të mbulojë të gjitha shpenzimet mjekësore të të plagosurve.