Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

Ish-Drejtoresha e Burgut të Grave, Xhoi Jakaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur mbi skandalet e fundit në burgjet shqiptare, ku të dënuarit takohen në shkelje me ligjin me vajza të shoëbizz-it.

Ajo ka theksuar se nëse në institucionet e burgut vendosen njerëz të ndershëm, të dënuarit do të zbatojnë ligjin dhe nuk do të ketë asnjë problem.

Ajo ka rrëfyer se gjatë kohës që ka qenë drejtuese e institucionit ka marrë disa herë telefonata nga ministrat, por nuk i ka zbatuar urdhërat, duke shtuar se kjo nuk ka sjellë asnjë hakmarrje më pas.

Kur kam qenë drejtoreshë më merrnin në telefon ministrat. Unë si kam pranuar kërkesat e trye, ata nuk më kanë shkarkuar pasi shihnin se jam e pakorruptuar”, tha Jakaj.

Jakaj tha se nëpër burgje ka shumë problematika, teksa përmendi fikjen e kamerave të sigurisë gjatë natës dhe dalja e të burgosurve nga ambientet e burgut. Ish-drejtoresha e burgut të grave shtoi se të dënuarit kthehen në mëngjes.

Ajo nënvizoi se një rast i tillë ka ndodhur para pak kohësh, pa ndarë më shumë detaje.

“Ka shumë probleme sistemi. Para se të merremi me eskortat dhe dyshekun, duhet të merremi me faktin që fiken kamerat natën dhe shpesh herë dalin nga sistemi penitenciar. Bëjnë një dalje dhe kthehen në mëngjes. Ka probleme pafund. Ne nuk po themi që nuk ka probleme. Ka ndodhur para pak kohësh realisht”, tha Jakaj.

More posts