Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kabinetit të ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, përjashtimi i veriut nga përfaqësimi në qeveri është një akt i qartë diskriminimi politik dhe rajonal.
Kabineti i Ramës ndez debatin – Berisha: Diskriminim i hapur ndaj veriut, asnje minister…

“Është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë ministër nga kjo zonë nuk u përfshi në kabinet. Ky qëndrim nuk është rastësi. As pushtuesit e huaj dhe as diktatorët nuk kanë mbajtur kurrë këtë qasje ndaj veriut në investime,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se investimet në këtë pjesë të vendit janë shumë të pakta, duke theksuar se ato përbëjnë vetëm një të trembëdhjetën e investimeve që kryhen në zonat e tjera të Shqipërisë.