Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës.
Kαm 3 vite pa b. ërë gjë bυrri jeton në Itali, refυzon të këthehet” po e mendoj seriozisht të njifem me dikë tjeter …

Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time.
Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im.Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij.
Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.
Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese,