Jul Deda shpërthen në lot: suprizohet nga familjarët në skenë ( video )

Aktori i njohur Jul Deda është emocionuar deri në lot gjatë një momenti të veçantë në skenë, kur familjarët e tij i bënë një surprizë të paharrueshme. Bashkëshortja dhe fëmijët u ngjitën papritur në skenë, ku i kënduan një këngë prekëse, duke sjellë një atmosferë të mbushur me dashuri dhe emocione.

Bashkëshortja e aktorit u shpreh me fjalë të ndjera për të:

“Je njeriu që më bën mua një njeri më të mirë çdo ditë.”

Por krahas fjalëve të ëmbla, ajo nuk kurseu edhe një ‘thumb’ plot humor për bashkëshortin:

“Për kritika, do thoja vetëm një gjë: Juli duhet të ulë pak peshën. Jo për gjë, por mua ma kërkon gjithmonë të dobësohem, ndërsa për vete nuk do t’ia dijë fare!”

Ky moment ngjalli të qeshura dhe duartrokitje nga publiku, ndërsa Jul Deda, i prekur thellë, nuk i përmbajti lotët. Një çast i rrallë që tregoi edhe një herë lidhjen e fortë familjare dhe humorin që e karakterizon aktorin në çdo situatë.

More posts