Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.
Jepi gaz se ka a*më! Na ndihmo, po na vr*t”- I riu tenton te vr*se babain e njeriut te rendesishem ne PD. Ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet tro*ditêse

i riu nga kamza ne kerkim sarande
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku. I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.
Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.
“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.