Jep dëshminë në Gjykatë babai që abuzoi me të miturën

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe.

Para trupit gjykues, babai i 7 fëmijëve tha se ka kryer marrëdhënie me të bijën vetëm një herë në makinë teksa po ktheheshin nga Tirana.

Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti.

Ndërkohë nëna e të miturës teksa kërkon dënimin maksimal për bashkëshortin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës.

More posts