Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në Samitin 2-ditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Jemi shumë afër”/ Rama jep LAJMIN E MIRË që ka marrë nga BE: Brenda vitit…

Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë sot më afër se kurrë realizimit të aspiratës për anëtarësim në BE.
“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore dhe më vjen mirë që ka një atmosferë pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër anëtarësimit dhe besoj fort që do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona. Plani i përbashkët do të realizohet plotësisht” u shpreh Rama.
Duke iu drejtuar Edi Ramës, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos tha se nëse vazhdohet kështu, Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit.
“Shqipëria, i nderuar zoti kryeministër Edi Rama, hapi tre kapitur në gjashtë muajt e fundit. Ju faleminderit që ndikuat në procesin e zgjerimit. Nëse vazhdoni kështu do të mund të hapim të gjithë kapitujt këtë vit. Siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitullit të fundit”, u shpreh Kos.