Jemi duke u djegur në det!” – Video tronditëse e të mbijetuarit me foshnjën në krah

Një ngjarje tragjike ka tronditur botën pas shpërthimit të një zjarri të madh në bordin e tragetit KM Barcelona V pranë bregut të Indonezisë, me rreth 280 persona në bord. Mes tmerrit dhe flakëve, një pasagjer i mbijetuar, Abdul Rahmad Agu, realizoi një video live tronditëse në Facebook, ku shihet teksa mban një foshnjë në krah, i rrethuar nga deti dhe paniku.

“Na ndihmoni! Jemi duke u djegur në det… ka ende shumë njerëz në bord”, dëgjohet duke thënë në video, me zërin që i dridhet dhe kamerën që lëkundet nga flakët që përfshijnë anijen.

Deri më tani janë konfirmuar 3 viktima, ndërsa rreth 150 persona janë shpëtuar, sipas raportimeve të agjencisë Xinhua. Të paktën 130 pasagjerë të tjerë mbeten të zhdukur, ndërsa autoritetet indoneziane po zhvillojnë një operacion të madh kërkim-shpëtimi në zonën e ngjarjes.

Trageti u përfshi nga flakët rreth mesditës së 20 korrikut, ndërsa dhjetëra pasagjerë u hodhën në det për të shpëtuar. Pamjet e Abdulit, që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, kanë bërë xhiron e botës dhe janë kthyer në simbolin e tmerrit dhe mbijetesës.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë në vijim. Deri atëherë, shumë familje po luten për mrekulli dhe për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur.

More posts