Janë kapur peng nga Izraeli/ Një shqiptare në mesin e aktivistëve në flotën Summud

Mësohet se një shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve në flotën Summud, që janë kapur nga Izraeli teksa tentonin të dërgonin ndihma në Gaza.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar, duke kërkuar lirimin e të gjithë aktivistëve e duke njoftuar se mes tyre ndodhet dhe Albulena Fazliu.

“Ndër aktivistët/et nga 40 vende të botës që kanë mësyrë të hapin korridor humanitar, është edhe Albulena Fazliu”, thuhet në postim.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të kërkojë menjëherë nga Izraeli lirimin e saj.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagim.

More posts