Një mesazh tronditës po qarkullon nga Gaza, ku një fëmijë i vogël, i quajtur Yousuf, ka bërë thirrje që t’i jepet fund luftës.
Jam Yousuf, jam i uritur… ju lutem ndaloni luftën” – Mesazhi prekës i një fëmije nga Gaza ( Video )

“Jam Yousuf, jam i uritur… ju lutem ndaloni luftën”, shprehet ai me fjalë të thjeshta, por që mbartin dhimbjen e pafajësisë së një fëmije të rritur mes bombardimeve, urisë dhe frikës së përditshme.
Thirrja e tij është kthyer në një simbol të vuajtjeve të fëmijëve palestinezë, të cilët janë viktimat më të pambrojtura të konfliktit.
Ky apel ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale, duke rikujtuar se pas numrave dhe statistikave të luftës, fshihen jetë të pafajshme që kërkojnë vetëm paqe dhe bukë.
👉 A mendoni se mesazhe të tilla të fëmijëve mund të bëjnë botën të reagojë më fort për ndalimin e luftës?