Ogerta Manastirliu tregon si e priti familja lajmin e kandidimit për kryetare të bashkisë Tiranë: Çfarë më thanë bashkëshorti dhe dy vajzat

Kandidatja e PS për kryetare të bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu ka deklaruar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Rama se “është thirrur në detyrë për një mision historik”.

Sipas saj, rëndësi ka skuadra ku punon, pasi suksesi nuk është individual, por i përbashkët.

“Unë jam thirrur në detyre, është thirrje në detyrë për një mision historik. Nuk e shikoj si një detyrë të radhës, por e shikoj si një përgjegjësi tek e cila varet e ardhmja e qytetit.

Unë dashurohem me punën që bëj. Për mua nuk ka rëndësi posti, por kontributi për të bërë më të mirën.

Skuadra ka rëndësi, suksesi është i skuadrës dhe jo i njeriut. Është fiks si në sport, ka kush mbron, ka kush sulmon dhe secili duhet të jetë në pozicionin e vet”, deklaroi Manastirliu.

Po ashtu, Ogerta Manastirliu ka rrëfyer mënyrën se si ka reaguar familja e saj lajmin për kandidimin.

“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë. Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë”, tha ajo.

More posts