E njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania” dhe aktivitetin si blogere, Rizarta Hoxha ka ndarë një detaj të veçantë nga jeta e saj personale gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”.
Jam pikante në një marrëdhënie” Ish-banorja e BBVA trondit me rrëfimin e sinqertë

Rizarta tregoi se ka një pëlqim për një djalë, por ende nuk ia ka shprehur. Ajo shtoi se ndjenjat janë reciproke, por dallimi është se djali në fjalë ia ka pranuar se e pëlqen, ndërsa ajo ka zgjedhur ta mbajë si një “sekret të vogël e të ëmbël”.
“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi ‘crush’, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij, se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë,” – u shpreh Rizarta.
E pyetur për mënyrën si sillet në një lidhje, ish-banorja e BBVA zbuloi se, pavarësisht pamjes së saj të ëmbël dhe të qetë, është një partnere me shumë pasion.


“Jam pikante në një marrëdhënie,” – tha ajo me një buzëqeshje të fshehtë.
Ky rrëfim ka ngjallur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët tashmë janë kureshtarë të zbulojnë se kush është djali që i ka marrë zemrën Rizartës.