Jam 8 cm më i gjatë se Donald Trump”, Rama: Kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore

Kryeministri Edi Rama përgjatë një interviste të dhënë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit”, thotë se është 8 cm më i gjatë se presidenti i Amerikës, Donald Trump. Nga ana tjetër, nënvizon edhe se kandidatët më të gjatë fitojnë 80% të fushatave zgjedhore.

Ju ishit dikur një lojtar profesionist basketbolli. Jeni 2.02 metra i gjatë.

Jo, 1.98 metra i gjatë. Si Friedrich Merz. Tetë centimetra më i gjatë se Donald Trump.

A është avantazh të jesh i gjatë në politikë?

Është e mundur. Unë di një statistikë që thotë se kandidatët e gjatë fitojnë fushatat zgjedhore në raundin e 80 përqindëshit.

A rritet autoriteti politik me gjatësinë?

Jo domosdoshmërisht. Shikoni Georgia Melonin, kryetaren e qeverisë italiane. Ajo është e shkurtër, por karizma e saj e bën të duket e gjatë. Mendoj se karizma është më e rëndësishme se gjatësia. Një nga ish-shokët e mi të basketbollit është më i gjatë se unë.

More posts