🕴️ Kryeministri shqiptar Edi Rama ka tërhequr vëmendjen në dasmën e bujshme të Alex Soros dhe Huma Abedin, jo vetëm për praninë e tij, por edhe për stilin e veçantë. I veshur me një kostum elegant ngjyrë krem dhe me një fjongo të kuqe të errët, Rama u kap nga objektivi i revistës prestigjioze Vogue krah dhëndrit të ri, në një pozë të buzëqeshur e shumë të afërt.
Ja sa kushtoi kostumi i Edi Ramës në dasmën e Soros!

💸 Po sa kushtoi ky kostum që bëri bujë në mediat ndërkombëtare? Ekspertët e modës vlerësojnë se një kostum i tillë, i personalizuar dhe i qepur me porosi nga një shtëpi luksoze si Brioni, Tom Ford apo Ermenegildo Zegna, mund të kushtojë nga deri 7,000 euro deri ne 10.000 pa përfshirë aksesorët si fjongoja, këmisha apo këpucët.
👔 Sipas zërave nga rrethet e afërta të stilit, Rama ka kohë që frekuenton rrobaqepës italianë dhe investon në pamjen e tij publike. Veshja e tij në këtë dasmë nuk ishte rastësore — ngjyra e çelur e kostumit dhe fjongoja e kuqe binin menjëherë në sy në një ambient ku dominoi eleganca dhe simbolika.
🤝 Prezenca e Ramës në këtë dasmë është një tjetër sinjal i marrëdhënieve të tij të afërta me familjen Soros, një nga më me ndikim në politikën dhe filantropinë progresiste amerikane. Pavarësisht se ishte një dasmë private, prania e Vogue-s dhe e liderëve të rëndësishëm politikë i dha ngjarjes një peshë ndërkombëtare.