Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në vend. Zamir Meta, një 36 vjeçar nga rrethina e Fierit , është arrestuar dhe akuzohet për veprën e rëndë penale të përdhunimit të vajzës së tij 12-vjeçare.
Ja Çfarë denimi e pret Zamir Meten Gogolin e Fierit !

Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur prej disa muajsh, ndërsa viktima ka rrëfyer gjithçka para psikologëve dhe hetuesve të krimeve të rënda. Vajza ndodhet aktualisht nën mbrojtje të shtetit dhe po merr ndihmën e nevojshme psikologjike.
Zamir Meta akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e kryer ndaj një personi që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, një vepër e parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Dënimi i mundshëm:
Nëse shpallet fajtor, Zamir Meta rrezikon dënim me burgim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm, sipas ligjit shqiptar. Rrethanat rënduese si lidhja familjare dhe pozita e kujdestarit ligjor pritet të ndikojnë për një masë më të rëndë ndëshkimi.